11:56 / 16.06.2019
Aksident trafiku në Gjakovë, 8 të lënduar
Tetë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes 4 veturave në Gjakovë.
Është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona , tre meshkuj dhe pesë femra K/Shqiptar-e, dhe një mashkull shtetas i huaj. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.























