Prizren, hapet panairi i veshjeve tradicionale
BKT
Kosovë

Prizren, hapet panairi i veshjeve tradicionale

Në Prizren, sot do të hapet panairi i veshjeve tradicionale.

Këtë e bëri të ditur Komuna e Prizrenit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ky panair është organizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë Komunë.

Panairi do të hapet në ora 10:00 në sheshin Shatërvan (përballë xhamisë së Sinan Pashës).


MË SHUME NGA Kosovë