12:08 / 26.06.2019
Tentoi të sulmojë fizikisht nënën e tij, arreston një person në Ferizaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht nënën e tij.
Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa personi i dyshuar, pas intervistimit nga prokuroria është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.























