13:37 / 04.07.2019
Sherr mes të rinjve në Kavajë, mbetet i vrarë kalimtari
Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Kavajë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sherri mes të rinjve.
Viktima mësohet se është shtetasi me inicialet R.H, rreth 50 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes./a2news/























