Dorëheqje të reja në Nisma-n Socialdemokrate
BKT
Kosovë

Dorëheqje të reja në Nisma-n Socialdemokrate

Dorëheqjet në NISMA Socialdemokrate nuk kanë të ndalur. Sot kanë dhënë dorëheqje edhe kryesia e nëndegës së saj në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Kjo është bërë me dije nga kryetari i nëndegës, Ilir Ramushi. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Ramushi ka thënë se pas dorëheqjes së ish-ministrit Bajram Hasani më nuk ka mbetur motivim për punë dhe se ai dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së nëndegës e ndalin aktivitetin e tyre në NISMA.

Ky është postimi i plotë i Ramushit:

Miq, pas lëvizjeve të fundit në NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe në tërë rajonin tonë, dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga kryetari i nëndegës në fshatin Llashticë. Bashkë me mua aktivitetin në këtë parti do ta pushojnë edhe të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege.

Pas dorëheqjes së Bajram Hasanit nga NISMA e shohim të udhës që edhe ne mos të jemi pjesë e saj. Aty më asgjë nuk është si ka qenë. Nuk ka më motivim. Falënderojmë ish kryetarin tonë që bashkë me ne u angazhua në vazhdimësi që kjo parti të rritet!

 

 

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor


MË SHUME NGA Kosovë