18:26 / 04.07.2019
Bastore ilegale, arrestohet edhe një person në Viti
Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, dje kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit ‘bastore online’.
Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer. Po ashtu, nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar: Sh.I.(1971).
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.























