13:12 / 05.07.2019
Keqtrajtohet nga bashkëshorti një grua në Fushë Kosovë
Një femër në Fushë Kosovë ka informuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.
Viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor dhe e njëjta ka shkuar tek familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























