Shqiptari kapet me 800 mijë euro kokainë dhe 2.600 euro para kesh
BKT
Kronika

Shqiptari kapet me 800 mijë euro kokainë dhe 2.600 euro para kesh

Një shtetas shqiptar është arrestuar pasditen e 3 korrikut në Itali në krahinën e Comos, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke ecur kur policia rrugore e Vipiteno ndaloi makinën e tij tip “Golf”.

Pas kontrollit ushtruar në makinën e tij u konstatua se një pjesë e tapicerisë së brendshme të makinës, ishte lëvizur dhe nuk ishte rregulluar si duhet.

Kjo rriti dyshimet e policisë se shqiptari ishte duke fshehur diçka dhe pas vijimit të kontrollit u gjet dhe sekuestrua rreth 6 kilogramë kokainë, e mbështjellë me qese, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 800,000 eurove.

Menjëherë shqiptari u vu në pranga për trafik ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burg e Bolzanos, përcjell oranews.

Krahas kokainës u sekuestruan 2.600 euro para kesh, mjeti i përdorur për transportin e kokainës, së bashku me telefonin celular të shqiptarit.


MË SHUME NGA Kronika