09:52 / 06.07.2019
Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari
Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Bolonja-Padova.
Mediat raportojnë se ai po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin, përcjell Ora News.Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.























