16:16 / 06.07.2019
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person
Një person është lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër fshatit Komoran të Drenasit.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili tha se i lënduari me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai shtoi se tre persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
KosovaPress ka siguruar një video ku shihet se ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Po ashtu, gjitha njësitet relevante policore shihet të kenë dal në terren. Ndërsa, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.























