10:48 / 09.07.2019
Ngacmohen motrat e nderit në manastirin e Graçanicës
Të hënën, në manastirin e Graçanicës një person i ka ngacmuar motrat e nderit, bën të ditur raporti policor.
Rasti është raportuar në polici nga një përfaqësues i manastirit të Graçanicës, i cili ka bërë të ditur se një person i cili dyshohet të jetë me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.























