14:02 / 09.07.2019
Mbytet një pushues në Tale të Lezhës
Paraditen e sotme një i moshuar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke u larë në det.
Mësohet se ngjarja e rëndë kë ndodhur në Tale të Lezhës.
Sipas policisë shtetasi Dedë Fisha, 76 vjeç, rezulton të jetë mbytur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cili nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 09.07.2019, në Tale, Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.























