13:34 / 11.07.2019
Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra
Një femër në Prizren ka raportuar se bashkëshorti i saj dhe vjehrra që një kohë e kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.
Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima së bashku me tri vajzat e saj është dërguar në strehimore.























