Dënohen personat që vodhën degën për transport parash në Vushtrri
BKT
Kronika

Dënohen personat që vodhën degën për transport parash në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me një muaj paraburgim dy dyshuarve për grabitjen e filialit për transfer parash në Vushtrri.

Departamenti për Krime të rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq I komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.

“Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit dukebërë roje”, thuhet në komunikatën për media.

Gjykatës Themelore në Mitrovicë në seance e mbajtur sot me datën 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe I kanë caktuar të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej 1 muaj.


MË SHUME NGA Kronika