Vazhdon bashkëpunimi mes komunës dhe Stacionit të Policisë në Kaçanik
BKT
Kosovë

Vazhdon bashkëpunimi mes komunës dhe Stacionit të Policisë në Kaçanik

Me punë e rezultate konkrete po vazhdon bashkëpunimi mes institucioneve komunale dhe policisë së Kosovës. Në takimin mes Kryetarit të Komunës Besim Ilazi dhe Komandantit të Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu, u konfirmua bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve në ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjes së qetësisë publike.

Me theks të veçantë u diskutua dukuria e prerjes ilegale të pyjeve, ku u tha se në terren falë angazhimit dhe intervenimit të institucioneve kompetente janë evidente edhe rezultatet e para në këtë drejtim.

U bë e ditur se edhe më tutje do të vazhdoj angazhimi në ndalimin e kësaj dukurie e cila po dëmton pyjet e kësaj ane.


MË SHUME NGA Kosovë