Shqiptari qëllohet për vdekje në Athinë
BKT
Kronika

Shqiptari qëllohet për vdekje në Athinë

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20.

Shqiptari është goditur pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet, transmeton oranews.  

Trupi i shqiptarit, i lindur në vitin 1986 u transferua në spitalin e Athinës ku iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.


MË SHUME NGA Kronika