11:32 / 14.07.2019
Aksident në aksin Vorë-Tiranë, vdes gruaja, në gjendje të rëndë drejtuesi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.
Policia bën me dije se një fugon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën”,- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.























