​Dënohen katër persona për falsifikim të parave
BKT
Kronika

​Dënohen katër persona për falsifikim të parave

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues për katër të pandehur për falsfikim të parave.

I pandehuri R.K u shpall fajtor për shkak se deri më 20 janar të këtij viti në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 euro  me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka sekuestruar.

Për çka të pandehurit R.K iu përcaktua dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë  muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit mund të zëvendësohet me dënim me gjobë.

Të pandehurit E.K, E.G dhe M.V u shpallën u shpall fajtor për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vejë në qarkullim në treg dhe këtë nuk e kanë raportuar në polici.

 Për çka të njëjtëve iu përcaktua dënimi me burg në kohëzgjatje prej gjashtë  muaj në të cilin dënim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një  viti nuk kryejnë vepër të re penale.


MË SHUME NGA Kronika