Përplasen dy automjete në Korçë, plagosen 4 persona
BKT
Kronika

Përplasen dy automjete në Korçë, plagosen 4 persona

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ku mjeti tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika