Akuzohen për ngjarje të rënda kriminale, policia arreston dy persona
BKT
Kronika

Akuzohen për ngjarje të rënda kriminale, policia arreston dy persona

Policia ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal, pasi mbi ta rëndojnë akuza për ngjarje të rënda kriminale.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit “VERSACE” dhe në pranga kanë rënë shtetasit A.S., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë-Mëzez të Tiranës. Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurrasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK, së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarakë, si dhe një armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për shtetasin A.S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Po kështu, shtetasit A.S. i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton./a2/


MË SHUME NGA Kronika