700 euro për të hyrë në Britani me kuti kartoni, dënohet shqiptari
BKT
Kronika

700 euro për të hyrë në Britani me kuti kartoni, dënohet shqiptari

Drejtësia britanike ka dhënë dënimin për një shqiptar që dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti që fuste emigrant ilegalë brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Doverit në muajin maj, uniformat blu ndaluan një furgon brenda të cilit u gjetën të fshehur në kuti kartoni 4 shtetas shqiptarë. Furgoni me emigrantët shqiptarë udhëtonte nga Frankfurti dhe kishte destinacion Derbyn, ai ndaloi në Calais dhe më pas kaloi në kanalin që të çon në Britaninë e Madhe. Pas hetimeve rezultoi se emigrantët kishin paguar nga 700 euro secili për të hyrë ilegalisht.

Për këtë rast të trafikimit të qenieve njerëzore, policia arrestoi 39 vjeçarin shqiptar, Vladimir Tollumi, i cili udhëtonte në mjetin ku u gjetën emigrantët e paligjshëm.

I akuzuar Tollumi pritet të vuajë një dënim prej 20 muajsh në Britani për veprën penale që lidhet me trafikun e paligjshëm të emigrantëve dhe më pas do të ekstradohet në Shqipëri. Tollumi dyshohet se bashkëpunonte me 3 persona të tjerë në këtë rrjet të sofistikuar trafikimi, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia./a2/


MË SHUME NGA Kronika