Mashtronte bizneset, arrestohet një 64-vjeçare në Tiranë
BKT
Kronika

Mashtronte bizneset, arrestohet një 64-vjeçare në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një shtetase 64-vjeçare pasi akuzohet se mashtronte biznesmenë, duke u premtuar atyre projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, vihet në pranga shtetasja.

Në pranga është vënë shtetasja me inicialet V.P., e cila sipas policisë, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi./a2/


MË SHUME NGA Kronika