Marihuanë e kokainë nga Shqipëria, arrestohen shqiptarë e italianë
BKT
Kronika

Marihuanë e kokainë nga Shqipëria, arrestohen shqiptarë e italianë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 korrik) policia e Bolonjës ka ekzekutuar urdhër arrestime ndaj disa shtetasve shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se të arrestuarit organizonin një trafik të gjerë marihuane dhe kokaine nga Shqipëria në territorin e Puglias, ku edhe magazinohej, për t'u transportuar më pas në rajonet e Emilia Romagna, Toskana e Lombardia.

Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni./oranews/


MË SHUME NGA Kronika