Atentat me armë 41-vjeçarit, arrestohet njëri prej vëllezërve
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar në Dibër.
Në pranga ra shtetasi me iniciale M. T., banues në Bulqizë, i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij me iniciale A.T, qëlluan me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit me iniciale B.D., i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta rreth orës 12.00, në vendin e quajtur "Unaza e Re" më 16 qershor. 41-vjeçari mbeti i plagosur lehtë në një atentat me armë zjarri dhe pasi mori ndihmën mjekësore doli nga spitali.
"M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës", raporton policia.
32-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake", përcjell oranews.
Ngjarja është nën hetim nga Prokuroria.























