KRU Gjakova shpallet kompania publike me performancën më të mirë
BKT
Kosovë

KRU Gjakova shpallet kompania publike me performancën më të mirë

Autoriteti Rregullator i Ujërave ka shpallur KRU “Gjakova” për të gjashtën herë me radhë kompaninë me performancën më të mirë nga të gjithë ujësjellësit e Kosovës.

Ky sukses nga kjo kompani publike u konsiderua motiv shtesë për projekte të ardhshme, ku u premtua kyçja në ujësjellës dhe për 32 fshatra.

Shefi ekzekutiv, Ismet Ahmeti, në një konferencë për media, u shpreh se gjithë ky sukses është arritur falë angazhimit të palodhshëm për t’i shërbyer qytetarëve me 24 orë ujë të pijshëm.

Duke përmendur këto suksese, ai shpalosi dhe projektet e ardhshme ku premtoi kyçje në ujësjellës dhe në rrjetin e kanalizimit.

Ndërkaq, kryesuesi i bordit, Fatos Koshi u shpreh se puna dhe angazhimi i tyre ka bërë që Gjakova dhe disa pjesë të qyteteve tjera t’i furnizojnë 24 orë me ujë të pijshëm.

Mes tjerash u bë edhe një prezantim ku u shpalosën detaje rreth cilësisë së ujit dhe besueshmërisë së shërbimit.


MË SHUME NGA Kosovë