Transparenca komunale të ofron më afër komunën me qytetarët
BKT
Kosovë

Transparenca komunale të ofron më afër komunën me qytetarët

Drejtori ekzekutiv i AKK-së z. Sazan Ibrahimi sot priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të MAPL-së , zonjën Rozafa Ukimeraj dhe z. Salvador Elmazi, Drejtor i Buxhetit në MF për të diskutuar çështjet dhe zhvilimet më të reja që kanë ndikim në pushtetin lokal në Republikën e Kosovës.

Çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim patën të bëjnë me kërkesat e komunave në aspektin buxhetor të dalura nga forumet e organizuara nga Ministria e Financave me komunat për strukturën e shpenzimeve sipas KASH 2020 -2022 si dhe vazhdimi i implementimit të pakos ligjore për Transparencë të përgatitura nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me AKK.

Forumet me autoritetet komunale lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2020 – 2022, janë organizuara me të gjitha komunat e në të cilat forume AKK ka marë pjesë aktivisht duke I mbrojtur dhe avokuar/lobuar për nevojat e komunave. Në këto takime zyrtarët e komunave u informuan mbi zhvillimin e planifikimit afatmesëm të buxhetit komunal të përcaktuar me kuadrin ligjor, me theks të veçantë u diskutua mbi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020-2022, Qarkoren Buxhetore 2020/01, Strukturën e Shpenzimeve, etj.

Transparenca komunale është një aspekt i cili do të duhej të ofronte edhe më afër komunën me qytetarët. Z. Ibrahimi për këtë çështje tha që me aprovimin e Pakos Ligjore për Transparencë një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe Zyrtarët Komunal për Informim, dhe në kuadër të këtij Kolegjiumi ka nis puna në implementimin e tyre. Në këtë drejtim është edhe hartimi i Model Rregullores Komunale për Transparencë e cila ka filluar edhe të miratohet në Kuvendet e Komunave. Poashtu Ky Kolegjium ka hartuar edhe Planin vjetor tre vjeçar për Komunikim si derivat i Pakosë Ligjore për Transparencë, dhe të bashkëpunimit të mirë në mes të AKK-së dhe MAPL-së si sponzorizues i kësaj pakoje.

Si konkluzë kryesore nga ky takim doli që bashkëpunimi I AKK-së, MF dhe MAPL është në nivel të lartë në bashkërendimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me pushtetin lokal në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë