Arrestohet shtetasi turk për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
BKT
Kronika

Arrestohet shtetasi turk për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë A.K., shtetas turk për pronësi, kontroll, shfrytëzim të pa autorizuar të armës dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pas marrjes së informacionit se në një ceremoni dasme kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk kalibri 9.9 mm.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.


MË SHUME NGA Kronika