19:16 / 24.07.2019
Hoxha e Dukolli takohen me strukturat e degës së Nismës në Deçan
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, së bashku me zëvendësministrin, njëherësh anëtar i kryesisë, Çerkin Dukolli, kanë takuar të mërkurën kryesinë e degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan.
Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nga kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan, dr. Shkodran Imeraj, u njoftuam për gatishmërinë e të gjitha strukturave të degës në këtë komunë.
“ Mirënjohje dhe respekt për të gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate Dega në Deçan. Ne jemi gati!”, ka shkruar Fazli Hoxha.























