10:30 / 26.07.2019
Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë është gjetur një mjet shpërthyes.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, një mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se ka vërejtur një mjet të dyshimtë.
Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30.























