11:15 / 26.07.2019
Elbasan, maqedonasi me kamion përplaset me një veturë, 3 të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, dje u përplas me një veturë të tipit Benz, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Të lënduarit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., pasagjerë në Benz, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me "Benzin", me drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë", raportoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./oranews/























