Latifi i bën thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes në komunikacion
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Bërnjak të kësaj komune.
Në këtë aksident mbetën të vdekur tre persona dhe tre të tjerë u lënduan.
I pari i Rahovecit, u shpreh i tronditur nga lajmi.
“U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur.”
Latifi me këtë rast shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, derisa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.
“Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.”
Në fund ai i bëri thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes në komunikacion.
“Njëkohësisht, lus qytetarët që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë!”























