Arrestohet personi që dhunoi një femër në një motel
BKT
Kronika

Arrestohet personi që dhunoi një femër në një motel

Një femër në Prishtinë ishte kidnapuar në pikë të ditës nga një person, i cili e ka futur atë në makinë dhe e ka dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka dhunuar.

Policia të dielën ka njoftuar se e ka arrestuar personin në fjalë.

Ky person, sipas policisë, madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin. E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Veternikut.

“ Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari për rastin është dërguar në paraburgim.


MË SHUME NGA Kronika