13:17 / 01.08.2019
Shtetasi i huaj arrestohet për të shtëna në Novobërdë
Një shtetas i huaj është arrestuar dje në Novobërdë për armëmbajtje pa leje.
Një person ka raportuar në polici se nga një predhë e fishekut i janë dëmtuar shkallët.
Njësia policore ka arritur që të arrestojë të dyshuarin.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, ndërsa ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























