13:30 / 04.08.2019
Dy të arrestuar në Rinas për llogari të Kosovës dhe Italisë
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë rënë në prangat e Policisë së Shqipërisë me qëllim ekstradimi për llogari të Italisë dhe Kosovës.
Sipas policisë të ndaluarit me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç dhe R.Xh., 39 vjeç nga Kosova.
40 vjeçari ishte dënuar nga gjykata e Venecias, Itali, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ndërsa 39 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.























