11:18 / 06.08.2019
Dhunë në familje, arrestohen tre meshkuj në Prishtinë
Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, dy nga ta shtetas të huaj, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Policia e ka cilësuar rastin si dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.























