Tenton të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet
BKT
Kronika

Tenton të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet

Një 29 vjeçar është arrestuar pasi tentoi të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës.

I riu kishte shkuar në burg për të takuar të vëllanë i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rogozhinë.

"Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që 29 vjeçari i identifikuar me inicialet E. B, banues në Durrës, kishte sjellë për të vëllanë,  kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike". informon policia.  

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë  për veprën penale  “Prodhimi dhe shitje  të narkotikeve"./oranews/


MË SHUME NGA Kronika