16:03 / 08.08.2019
Vdes një person në Pejë, policia po e heton rastin
Me datën 8 gusht 2019, rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia e Kosovës njofton se menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth orës 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987.
Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.























