Nga fabrikat e prodhimit të ujit, Abdullahu apelon për kursim maksimal
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka apeluar për kursim të ujit të pijshëm.
"Derisa ora po shënon 23:30, fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë nuk e ndalin për asnjë moment funksionimin në trajtimin e ujit të pijshëm që qytetarëve t'u sigurojmë mjaftueshëm furnizim me ujë edhe në këto ditë kur temperaturat në vendin tonë po shënojnë një ngritje mbi 34 gradë celcius", ka shkruar Abdullahu në "Facebook".
Postimi i plotë i Abdullahut në "Facebook"
Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit " Prishtina" sh.a. Sot, kur bota ka ngre alarmin për zvogëlimin e përditshëm të resursit ujorë jetësorë, shtrohet pyetja se çfarë po bëjmë ne si qytetarë që të ruajmë ujin e pijshëm !!!? Derisa ora po shënon 23:30, fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë nuk e ndalin për asnjë moment funksionimin në trajtimin e ujit të pijshëm që qytetarëve t'u sigurojmë mjaftueshëm furnizim me ujë edhe në këto ditë kur temperaturat në vendin tonë po shënojnë një ngritje mbi 34 gradë celcius. Në këto momente jam duke i vizituar punëtorët kujdestarë që qëndrojnë në punë 24 h pa ndëreprerë në fabrikën e Shkabajve dhe Badoc me kapacitetin e tyre të përbashkët rreth 1700 l/s, të cilët meritojnë një falënderim tejet të veqantë për kontributin e pashembullt. Kurseni dhe paguani për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Ne punojmë për ju, ditë e natë, gjithnjë në shërbimin tuaj! I lutemi vëmendjes tuaj që të kthehet kah resursi me vlerë të pamohueshme, sepse një ditë mund të jetë vonë!


























