11:52 / 09.08.2019
Goditet vetura në Ferizaj nga plumbi qorr
Një femër ka raportuar në polici se në rrugën “Gjelbërimi” në Ferizaj i është dëmtuar vetura nga një plumb qorr.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar ndërsa nuk ka ende persona të dyshuar.























