10:53 / 15.08.2019
Graqanicë, shkatërrohet kanabisi i gjetur në oborr
Shtatë bimë kanabisi janë gjetur në oborrin e shtëpisë së një serbi në fshatin Skullanë të Graqanicës, të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së dyshuarit mashkull K/Serb , i janë gjetur shtatë bimë kanabisi të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari nuk është intervistuar, ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.























