17:26 / 23.08.2019
Vetura humb kontrollin dhe del nga rruga
Një mashkull duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Ferizaj-Prishtinë nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia tha se është duke e hetuar rastin.























