17:29 / 24.08.2019
Mblidhen anëtarët e AAK-së në Istog
Anëtarët e strukturave të degës së AAK-së në Istog sot do të mblidhen për të diskutuar rreth mobilizimit për zgjedhjet parlamentare.
Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, të gjitha degët e partive politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e reja.
Kështu edhe dega e Aleancës në Istog përmes një njoftimi ka ftuar anëtarët e saj të marrin pjesë në këtë takim.
Takimi do të mbahet sot orën 18:00 në Istog.























