09:55 / 30.08.2019
Prishtinë, pas mosmarrëveshjes rrahen mes veti
Dy persona janë intervistuar nga policia dje në Prishtinë pasi nga mosmarrëveshja janë rrahur në mes veti.
Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.























