09:57 / 02.09.2019
Grabitet banka në Shtime, të shtëna me armë ndaj policëve
Sot në mëngjes në Shtime ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.
Sipas Policisë, me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajrë nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë, por nuk ka pasur të lënduar. Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre", thuhet në komunikatën e Policisë.























