10:01 / 02.09.2019
Arrestohen të dyshuarit për tentim vrasje në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit lidhur me një tentim vrasje në Podujevë, ndodhur dy ditë më parë.
Raportohet se njëri nga të dyshuarit është i moshës së mitur si dhe janë konfiskuar një armë e llojit TT ,një karikatorë dhe dy fishekë të cal. 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.























