Arrestohet i dyshuari për grabitje
Një person është arrestuar sot nga policia në Mitrovicë për veprën penale “grabitje”.
Nga policia thonë se arrestimi i të dyshuarit N. B., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ të ndodhur me datën 24 qershor 2019, në Mitrovicë.
“Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës”.
“Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë”, thonë nga policia.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.























