Komunat ballafaqohen me mungesë të buxhetit në zbatim të ligjit për paga
BKT
Kosovë

Komunat ballafaqohen me mungesë të buxhetit në zbatim të ligjit për paga

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin e Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa në të cilën u diskutuan problematikat e fundit me ndikim në fushën e financave lokale.

Përfaqësusesit komunal edhe një herë shprehën shqetësimin e tyre në planifikimet buxhetore sa i përket zbatimit të Ligjit të ri për pagat. Argumentimi kryesor mbetet tek mënyra e planifikimit sepse nuk është bërë një përllogartije e saktë e buxhetit sipas Ligjit të ri të pagave, sepse deri më tani Komunat sipas rekomandimeve nga niveli qendror kanë bërë një kalkulim të përafërt dhe nuk kanë një buxhet të mjaftueshëm. Poashtu deri më tani nuk është parë një koordinim i mirë në mes të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Administrimit Publik (MAP) në tejkalimin dhe zgjidhjen e kësaj situate.

Pas diskutimeve Kolegjiumi për Buxhet dhe Financa doli me qëndrimin që të dërgohet një kërkesë tek Ministritë përkatëse për shqyrtimin e kësaj situate dhe gjetjen e altrenativave të mundshme dhe marrjen e masave të nevojshme për tejkalimin e kësaj problematike.

Njëra ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e tatimit në pronë ku Komunat po ballafaqohen me probleme pronësie të qytetarëve, e ku ende nuk ka një zgjidhje dhe verifikim të saktë nga Agjencioni Kadastral. Në këto raste edhe Komunat ballafaqohen me pengesa në inkasimin e të hyravë në tatimin në pronë.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Morina Drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë potencoi se problemi qëndron tek njohja juridike dhe faktike e pronave e ku një gjë e tillë patjetër duhet të rregullohet përmes ndryshimit të Ligjit të ri, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencionin Kadastral te Kosovës, në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme sai përket problematikave pronësore. Po ashtu u tha se normat tatimore duhet të jenë në bazë të limiteve të caktuara për zonat rezidenciale, sipas vlerësimit të Agjencionit Kadastral i cili do tu shpërndahet Komunave.


MË SHUME NGA Kosovë