Antidroga shkatërron 460 bimë të kanabis sativës në Gjakovë
Antidroga e Policisë së Kosovës ka gjetur dhe më pas ka shkatërruar qindra bimë narkotike në Gjakovë.
Bimët kanabis sativa ishin me gjatësi deri në 2.5 metra. Sipas policisë së Kosovës në këtë rast kanë bashkëpunuar edhe autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, transmeton Indeksonline.
“Me datën 03.09.2019 njësitet policore të DHTN-së pas pranimit të informatave për bimë narkotike, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore dhe njësitin antidrogë të R. Shqipërisë, kanë arritur që të gjejnë lokacionin në të cilin ishin të mbjella dhe të mirëmbajtura rreth 460-bimë kanabis sativa me gjatësi 1.5-2.5 metra”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës dërguar mediave.
Në konsultim me prokurorin, pasi janë marrë disa mostra për ekzaminim, të gjitha bimët janë shkulur dhe janë shkatërruar duke i djegur në vendin e ngjarjes.























