11:41 / 06.09.2019
Vdekje e dyshimtë në Viti
Në shtëpinë e tij në fshatin Sodovine e Jerlive të Vitisë, në rrethana ende të panjohura është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, njofton Policia e Kosovës.























