Dy të arrestuar për organizim të lojërave të fatit në Komoran
BKT
Kronika

Dy të arrestuar për organizim të lojërave të fatit në Komoran

Dy persona janë arrestuar në fshatin Komoran të Drenasit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

 Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika